5 Prill 2024

Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti  gjatë fjalës së tij  në protestën që po zhvillohet para bashkisë, ndër të tjera është shprehur  se sheshi është me burra dhe gra me kurajo për të thënë të vërtetën.

Alimehmeti shton se dera e Bashkisë është mbyllur sepse kështu ndihen më të sigurtë, por shton se qytetarët do t’i bëjnë një vend tjetër të sigurtë (burgun) ku mund të qëndrojnë sa të duan.

Ilir Alimehmeti: Qytetarë të Tiranës, qëndrestarë të mbrojtjes së Teatrit, keni qenë të parët q keni parë korrupsionin në Bashkinë e Tiranës. Por çfarë bëri ai kur dolën aferat më të larta korruptive në vend, u zhduk, sepse ska kuroja të përballet.

Cfarë bëri ai kur doli inceneratori, nuk bëri as mbledhje të Këshilli Bashkiak, sepse s’ka kurajo të përballet.

Kur iu arrestua drejtori i përgjithshëm, i kërkuam interpelancë, nuk e beri sepse s’ka kuroja.

Cfarë bëri kur iu arrestuan  drejtorët më poshtë, si Qato e Molla, prap s’ka kurajo, të largohet.

Dhe kë thërret që të përballet, thërret fëmijë dhe gjimnazistë. Nuk thërret Këshillin Bashkiak, se e ka frikë, as gazetarët sepse ka frikë, as vartësit e vet se edhe prej tyre ka frik, thërret të mitur.

Sheshi është me burra e gra me kurajo për të thënë të vërtetën. Erion Veliaj ti je një hajdut, je i korruptuar.

Ka mbyllur derën e bashkisë, ka vënë policinë, vetëm kështu ndjehet i sigurtë ky njeri.

Por ne do t’ia bëjmë të mundur këtë, në një tjetër godinë, këtë nuk t’ia fëmijë, por këta burra e gra të rritur këtu.

Veliaj pse miliarda lekë shkojnë në xhepat e inceneratorëve, pse e shembe teatrin, pse e rrite çmimin e ujit, pse rrite taksat për qytetarët.

Me thonë që nuk ke një vizion për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, por unë nuk mendoj kështu, ti ke një vizion, atë të vjedhjes.

Një mbledhja sa më urgjente për këtë korrupsion kaq të madh.

Gazeta Panorama