25 Tetor 2022

“Ne nuk kemi asnjë indikacion nga Rusia se ata janë të gatshëm të përfshihen në një proces negociatash” për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë “, tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price në një konferencë për shtyp.

Ai përsëriti se SHBA do të mbështesë çdo përpjekje diplomatike në të cilën Kiev vendos të përfshihet.

“Presidenti Biden ka qenë i qartë, ne nuk do të shkojmë në luftë me Rusinë, por do t’i ofrojmë Ukrainës atë që i nevojitet për të kundërshtuar agresionin rus. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbështetur Kievin, si përmes ndihmës ushtarake dhe sanksionet (referuar sanskoneve ndaj Rusisë).”, u shpreh Price.

Gazeta Shqiptare