“SHBA aleati ynë më i madh”/ Thirrja e protestuesit: 4 korriku protestë mbarëkombëtare: – Bashkohuni! Sot në shesh 4 europarlamentarë

30 Qershor 2026
Është mbajtur sot (dt. 29) protesta e 29 kundër kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjet e tyre Rama jepe dorëheqjen ka vijuar edhe tubimi i sotëm. Në fjalën e tij, një protestues ka bërë thirrje që të qëndrojnë të bashkuar, ndërsa theksoi se më 4 korrik mbahet protesta mbarëkombëtare. Gjithashtu nënvizoi se në protestën e nesërme do të jenë të pranishëm edhe 5 europarlamentarë.
“4 korriku, ditë e shtunë protestë mbarëkombëtare. Data 4 korrik është edhe dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë më të madh. Ne i përgjigjemi Ramës, “Rama jepe dorëheqjen”. Nesër (dt. 30) këtu do jenë 5 europarlamentarë që do flasin”, tha ai.
