Sa i lartë është gadishulli i Karaburunit?

Gadishulli i Karaburunit është gadishulli më i madh i Shqipërisë.

Shtrihet në jugperëndim të vendit, midis gjirit të Vlorës në lindje dhe detit Jon në perëndim.

Në skajin veriperëndimor të gadishullit gjendet kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë.

Bregdeti perëndimor i Karaburunit është shumë i lartë dhe i thepisur me gremina, shpella, guva, gjire e plazhe zallore të vegjël, ndërsa brezi lindor është më pak i thepisur.

Relievi i gadishullit të Karaburunit ngrihet nga skajet në qendër, ku gjendet maja e Koretës (826 m), më e larta e gadishullit.

d.a. / dita