Rusia nis 9 avionë drejt Romës me materiale sanitare e mjekë

22 Mars 2020

Nëntë avionë rusë specialë të modelit IL-76 me materiale shëndetësore kryesisht të nevojës së parë, maska sanitare, doreza, respiratorë, xhel dizinfektues etj, priten të mbërrijnë gjatë ditës në Romë.

Gjithashtu qeveria ruse do të sjellë dhe 8 ekipe mjekësore me mjekë ushtarakë për të ndihmuar emergjencën sanitare në Itali.

Avionët rusë do të sjellin dhe aparatura speciale për dizinfektim të ambienteve si dhe instrumente mejkësorë të kërkuara nga autoritetet italiane.

Ndihma ruse erdhi pas një telefonate që kryeministri italian, Giuseppe Conte bëri me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Ministri italian i Mbrojtjes, Lorenzo Guerrini e homologu rus, Serghei Shoigu kanë bashkëpunaur në hartimin e listës së ndihmave që ka nevojë emergjente Italia.

©Copyright Gazeta SHQIP