Riza Kryeziu-Gjakova Delegat  i Kuvendit Kombetar te Vlores, Nentor 1912.

Riza Kryeziu – Gjakova (Gjakove 1847 –Shkoder 1917). I njohur nga bashkëkohësit si Riza Kryeziu, ishte pinjoll i Deres famemadhe te Kryezinjeve te Gjakoves. prijës dhe idolog popullor , Prijes dhe luftetar i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, pjesëmarrës në lëvizjet e kryengritjet per Pavarësisë. Delegat  i Kuvendit Kombetar te Vlores  ne Nentor 1912. te cilit ju bashkua krahperkrah me Gjeneralin e Luftareve Shqiptare Isa Boletini.

Emri i tij perkrah personaliteteve te kombit shqiptar u lartesua duke u thirrur me mbiemrin Gjakova, cka disa here edhe e mjegulloi saktesimin e mevonshem dhe duke e lene ne hije mbiemrin e hershem: Riza Kryeziu.

Nje nga Kullat- Fortese te Kryezinjeve qe i qendroi zjarrit te barbarise pushtuese.

Historiografia zyrtare Shqiperise nuk e permendi, se Ai vete ne vitet e pas Pavarise Kombetare dhe pinjollet e tij gjate Luftes se Pare Bllkanike dhe ne Luften e II Boterore ishin luftetar te Lirise se Shqiptareve dhe punonin dhe luftonin per lirine dhe per bashkimin e trojeve shqiptare. Po keshtu dhe historiografia dhe propoganda  zyrtare Jugosllave hodhi balte duke u munduar qe veprimtarine e Riza Kryzi-Gjakoves dhe te pasardhesve ta quante irredentiste e ne dam te saje.

Pak njerz e dine (historiografia zyrtare e fshehu) faktin qe perkrah Isa Boletinit ne Kuvendin Kombetar te Vlores erdhi dhe Delegati dhe Luftetari Riza Kryeziu – Gjakova.

Jehona e veprimtarise se Deres dhe te tij vete e kishte lartesuar dhe pergjithesuar me mbiemrin Gjakova, dhe keshtu dokumentet historike arkivore, e edhe ne dokumentet e Kuvendi Kombetar te Vlores  te publikuara dhe te njohura ai dokumentohet Riza Gjakova. Te te pergjithsohet emri me mbiemer te nje qyteti ose krahine ishe nderim qe te jepte kombi dhe personalitetet bashkekohese, por ne rastin konkret emri i ketij  personalitet u mjegullu, dhe me keqdashje u la ne harrese.

Riza Kryeziu-Gjakova lindi ne vitin 1847. I ri ne moshe ne hovin e luftes se Lidhjen Shqiptare te Prizrenit ishte nga organizatoret e kesaj Lidhje dhe u vu ne krye te luftetarve per tu perballur me ushtrine e Maxhar Pashes, e cila perfundoi me vrasjen e pashajt dhe thyerjen e forcave ushtarake turke ne Gjakove. Ne cdo akt e vendim te Lidhjes Shqiptare eshte edhe emri i tij perkrah personaliteteve te kesj ngjarje madhore te historise shqiptare. Ishte ai qe e percolli Kryetarin e Lidhjes Ymer Prizrenin deri tek Ura e Vezirit dhe e la amanet tek Ismail Kryeziut i krahines se Pukes, duke i shpetuar jeten. Keto jane te pasqyruara ne dokumentet Osmane, ku  edhe ai prndiqej qe te arrestohej.Rizaja u kap nga forcat turke dhe u internua ndersa Ymer Prizreni shpetoj. Riza Gjakova-Kryeziu nuk kishte aspirata per pushtet, madje ai u emerua  deri ne shkallet me larta te Administrate Otomane. Por ai luftonte dhe punonte si intelektual dhe luftetar per lirine dhe te drejtat e shqiptare. Ne vitet e stuhishme e te pergjakshme 1911-12, perkrah Bajram Currit, Hasan Prishtines, Isa Boletinit etj, Rizaja shte organizator i forcave kryengritese dhe ideolog i saj. Ne hyrjen historke te Shqiptarve ne Shkup ne gusht 1912, na dokumentohet nje nder udheheqesit kryesor te forcave kryengritese shqiptare. Ne nentor 1912 ishte ne balle te luftes dhe udheheqes per qendresen kundra pushtuesit te ri serb.

I zgjedhur delegat per Kuvendin e Pavarsise Kombetare, krah per krah Isa Boletinit cau boren e madhe te atij nentori dhe arriti ne Kuvendin e Vlores, si nje nga gurthemeluesit e Pavarsise se Kombit Shqiptar. Me kerkesen e Ismail Qemalit, megjithse 65 vjecar ai ishte ne komande perkrah dhe nen drejtimin e Isa Boletinet ne betejat kundra bandave ushtarake te Spiro Milos ne Himare, fakt qe tregon se ai luftonte per Shqiperine dhe shqiptaret, i gatshem per te mbrojtur cdo pellembe te atdheut. U terhoq nga betejat pa u perkulur per te vdekur ne vendlindjn e tij. Por Aspirata dhe ceshtja e atdheu e therret, dhe nder betejat e vetme ne Kosove te zhvilluara ne fillim te Luftes se Pare Boterore jane Betejat e Riza  Kryeziut me të birin Rad  Kryeziu dhe Bajram Currin, beteja që u zhvillua afër Plavës dhe në Gjakovë.

Jaho Brahaj

Luften e tij e vazhduan pasardhesit, nder betejae kundra pushtuesit sllav e ndaj cdo pushtuesi tjeter   duke qendruar gjithmoe ne llogoret e luftes per te drejtat dhe lirine e shqiptareve.

Nga Jaho Brahaj