Revolucioni i Zvërnecit dhe aleanca e dyshimtë mes politikës dhe qarqeve antishqiptare

Protesta ne Zvernec
31 Maji 2026
Protesta e Zvërnecit është shndërruar në një tragjikomedi ku ndërthuren brenda interesa antishqiptare, politike por dhe biznesesh të cilët ndjejnë konkurrencën.
Protesta e Zvërnecit është shndërruar në një tragjikomedi ku ndërthuren brenda interesa antishqiptare, politike por dhe biznesesh të cilët ndjejnë konkurrencën e një investimi që do të ngrihet në bashkëpunim me familjen Trump. Rrjetet sociale ziejnë. Anarkistët ulërasin se po na uzurpohen pronat e shqiptarëve, po grabiten pronarët legjitimë të tokave dhe po prishet ekosistemi. Histeria e një grupimi që po ngre një dallgë shpifjesh, akuzash dhe mashtrimesh mbi investimin në fjalë po tregon qartë se pas këtij organizimi fshihen interesa të errëta, të painteresuar për ngritjen e një sistemi të mirëfilltë turistik, ku brande të ndryshme nga gjithë bota do të investojnë për herë të parë në sistem hotelier me emra të njohur nga gjithë bota dhe mbi të gjitha pas kësaj është një emër i njohur i botës ekonomike ndërkombëtare si Ivanka Trump. Në Zvërnec pamë “shpirtra të revoltuar”, ku nuk mungonin personazhe anonimë, pa pronësi, pa dokumente mbi pronën, por me malin e shpifjeve kundër investimit. Lumi i akuzave shkon shumë larg mbi pronësinë e terrenit, ku akuzohen pronarët se kanë blerë truallin me falcifikime, duke kërkuar me çdo kusht të gjejnë justifikimin e protestës së tyre absurde.
Në Zvërnec çështja është ligjore dhe e vetmja zgjidhje e saj është që të ndiqet rruga ligjore për tu përballur me pronësinë, për të gjetur të drejtën apo dhe për të bllokuar investimin në fjalë. Turli aktivistësh që përfaqësojnë interesa të dyshimta ekonomike, antishqiptare dhe politike u vërsulën mbi gardhin e pronës, ndërkohë që ligji është i qartë. Prona është e shenjtë.
Tufa e mbeturinave të paguara nga klanet politike dhe antishqiptare kanë ngritur një stuhi në gotë, duke kërkuar të ngrenë një çështje ku nuk ka çështje. Është i qartë motivimi i personazheve që fshihen pas kësaj proteste, ku sa politike fsheh brenda vetes dhe konkurencën, xhelozinë apo dhe frikën e një investimi që mund të hapë rrugën e një turizmi cilësor në Shqipëri, mund të hapë të ardhmen e joshjes së investimeve serioze që deri më sot mungojnë në Shqipëri, pasi deri më sot mungon investimi i mirëfilltë turistik me brande dhe kompani serioze të cilat nuk kanë parë interes për shkak të një sistemi kleptokratik qeveritar.
Asnjë prej rebelëve që ju është prekur intereresi nuk ka hapur gojë për grabitjen e mijëra hektarëve tokë në bregdetin shqiptar, ku pseudoturizmi ka gllabëruar pronat në bregdet për ti shndërruar në vila për qeveritarët dhe pasanikët e rinj që kanë grabitur paratë publike. Dhjetra fshatra turistikë me statusin e investitorit strategjik janë në emrat e prestanomeve të politikës shqiptarë nga e majta dhe e djathta, të cilat përveç që kanë grabitur pronat publike kanë përfituar dhe nga statuset e investitorëve strategjikë duke grabitur paratë e taksave tona në këmbim të ndërtimit të oazeve të tyre. Shikoni Gjirin e Lalëzit. Pronësi shtetërore ku janë zhvilluar fshatra turistikë dhe janë pajisur me vila dhe prona politikanët shqiptarë, duke filluar nga Sali Berisha, Ilir Meta dhe shpura e tyre grabitqare. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në fshatrat turistikë në jug të vendit ku mijëra hektarë janë shndërruar në prona të milionerëve politikanë nga Edi Rama, Belinda, Balluku, Mirela Kumbaro, Engjëll Agaçi, Sali Berisha dhe dhjetra politikanë të majtë dhe të djathtë, ministra dhe ish ministra, drejtorë dhe ish drejtorë të cilët kanë gllabëruar pasuritë kombëtare.

Protesta ne Zvernec
Lufta e bandës së Zvërnecit, ku fshihen kasnecët e mirëpaguar nga politika shqiptare e papërfillur nga pronarët e investimit, por dhe provokatorët e fqinjit tonë në jug të vendit është një lojë sa e pisët antishqiptare dhe një luftë e brendshme politike kundër emrit që po i jep një kredo morale Edi Ramës, Ivanka Trump. Organizatorët e kësaj proteste nuk janë pesë zërat që shkundën gardhin e pronës në Zvërnec. Mjafton të shohësh kush fshihet pas saj për të kuptuar se pas këtij organizimi janë të pakënaqurit e politikës, të cilët mendojnë se investimi i Trump në Zvërnec ju ka prerë shpresën për rikthim, për heqje non grate apo rikthim të një elite politike në kohët e arta.
Historitë me Izraelitë dhe palestinezë janë lojra që tingëllojnë sa banale por dhe të shpifura në raport me realitetin. Të sulmosh pronën private është krim dhe kushdo që tenton të kërkojë përfitim nga pseudoprotesta të këtij niveli, duke nëpërkëmbur të drejtat e pronarëve mbi pronën e tyre është kryekëput antiligjore. Nuk e justifikon këtë protesët as pronësia e Artur Shehut apo e Alaudin Malajt mbi truallin, pasi janë apo sjanë mafiozë apo të korruptuar pronësia mbi truallin në Zvërnec është një e drejtë ligjore e tyre dhe mund t’ju hiqet vetëm nëpërmjet mjeteve ligjore.
Sa i përket rebelëve që ju janë shkelur të drejtat, sidomos anarkistit Qorri apo dhe ndonjë deputeti që pretendon se po shkatërrohet Shqipëria nga investimi i Ivanka Trump në bashkëpunim me partnerët shqiptarë, aty e kanë pasur mundësinë të shprehen për shkatërrimin e portit të Durrësit, ku mijëra hektarë ju falën Alabarit, duke e lënë Shqipërinë pa portën kryesore të korridorit 8.
Protesta e Zvërnecit krijoi zhurmën për të treguar se investimet në Shqipëri janë të rrezikshme dhe organizime të këtij niveli krijohen për këtë qëllim. Shumëkush mund të flasë, mund të ulërasë mes tyre dhe dhëndri zëhollë i Sali Viçidolit, por rëndësi ka që pretendentët e pronës ti drejtohen gjykatës, megjithëse vështirë se mund të ketë ndokush pronësi në këtë truall, ku padyshim nuk e kanë as Sazani nga Berati apo Arlind anarkisti nga qoftëlargu.
Protesta e Zvërnecit nuk mund të shndërrohet në revolucion antifeudal, ku mllefi dhe helmi dashakeq marksist kundër biznesit të kthehet në kauzë e një bande sikariosh që shfaqen sa herë paguhen nga porositësit politikë apo agjencitë antishqiptare.
