Kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama në një shkrim përForbes, të gazetares Shellie Karabell, zbulon pasionet e tij, në politike dhe jashtë saj, duke treguar ate që do të beje në pjesën e tretë të jetës.

Gazetarja e Forbes, shkruan për atë qe mendohet se do të pasojë kryeministrin në detyrë, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj.

Pjesa e shkrimit të Forbes

Ndërsa po projekton rrugën për Shqipërinë, Rama po projekton gjithashtu edhe ate qe ai e cileson pjesa e trete e jetës së tij.

“Rruga e parë ishte arti”, thotë ai duke iu referuar të kaluarës së tij si profesor dhe artist që ka hapur ekspozita në të gjithë botën, përfshirë edhe Nju Jorkun si dhe ka vizatuar pikturat që ndodhen aktualisht në zyrën e tij.

“Tani jam një politikan. Mund ta synoj këtë zyrë për pjesën e mbetur të ditëve të mia, por nuk është kjo ajo që dua. Hyrja në BE do të marrë më shumë kohë nga sa unë dua të shpenzoj në politikë”, pohon ai.

Në të ardhmen, Rama thotë se do te bëjë diçka, me shijen. Shijen? Po. “Stilin e jetesës, pikturën, skulpturën, industrinë… shijen”, thotë ai.

“Dhe ndoshta diçka në lidhje me gatimin. Më pëlqen të gatuaj”, thote ai.

Mendimi popullor e sheh kryebashkiakun karizmatik, të mirëshkolluar dhe multilinguist të Tiranës Erion Veliaj (i lindur më 1979, në detyrë që prej 2015), si pasuesin e përcaktuar të Ramës që do ta udhëheqë vendin drejt Evropës. Është interesante të vihet re se ruga e Ramës drejt kryeministrisë nisi pikërisht kryebashkiak i kryeqytetit.