Rama- Trathetar,  nuk tha një gjysëm fjale për Çamërinë dhe detin e shqiptarëve ia fali Greqisë

20 tetor 2020

Nga: 27.al

Gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, Edi Rama nuk ka guxuar as ta përmendë Çështjen Çame. Nuk ka thënë një gjysëm fjale duke heshti si peshku në detin që i fali Greqisë.

Ai ka treguar rrugën se si Greqia do të mund të zgjerohet aq sa duan grekët, 12 milje.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se të dy vendet do t’u drejtohen instancave ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e delimitimit detar me Greqinë.

Por në fakt, kjo “zgjidhje” e Ramës është kundërshtuar që në momentin e parë që ai e ka shprehur, pasi sipas specialistëve të fushës, Shqipëria do të dale me siguri e humbur.

Gjithashtu, Rama ia bëri deri në fund shërbimin Athinës, kur nuk la pa shënjestruar edhe kundërshtarët politikë, duke thënë se bëjnë “propagandë anti-greke

Nga: 27.al