Mjekja psikiatre: COVID-i është myk dhe kalohet me duhan

20 tetor, 2020

Mjekia psikiatre Alma Hasalami del kundër rrymës, teksa e konsideron COVID-19 myk, i cili madje shërohet prej pirjes së duhanit.

Ajo është shprehur kundër mbajtjes së maskës, që sipas saj është shenjë e pastër e vendosjes së diktaturës.

E ftuar në “ABC-në e Mëngjesit”, mjekja psikiatre Alma Hasalami ka thënë: “Ne nuk kemi asnjë informacion shkencor mbi COVID. Jemi akoma në ngrirje. Unë nuk jam shumë dakord në mënyrën se si po e përjetojmë pandeminë me masa diktatoriale. Frika ul imunitetin e njeriut, për pasojë shton rrezikun e infektimit.

Alma Hasalami

Unë nuk jam për mbajtjen e maskës. Jo gjithë ditën, se thithim dioksidin e karbonit që cclirojmë, kur nxjerrim jashtë frymën. Sipas meje, COVID-19 është myk dhe mund të shërohet me duhan. Unë kam patur kolegë që e kanë kaluar me duhan, ata që ishin duhanpirës e kaluan më shpejt”.

Nga: 27.al