13 Shtator 2026

Kryeministri Edi Rama u prit me protesta sot pasdite në Vlorë në Pallatin e Kulturës ku ndodhet për të diskutuar për reformën e re territoriale e cila parashikon shkrirjen e bashkisë Selenicë.

Një grup personash, po protestonin në ambientet e jashtme kur në një moment policia ka ndërhyrë duke e marrë me forcë Bakir Goxhajn dhe dy protestues të tjerë në makinë për t’i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë

Në momentin e shoqërimit, bashkëshortja e tij ka kundërshtuar veprimin e policisë, duke reaguar me tone të forta dhe duke u thënë efektivëve: “Ju jeni kriminelë”.

Ajo shtoi se bashkëshorti i tij nuk po bënte asgjë të kundraligjshme, dhe se u arrestua vetëm se po protestonte

Pse guxon ta marrësh. Ishte ulur në stol. Ishte një njeri I ulur në të drejtën e tij. Edhe sikur të protestonte. Nuk po bënte asgjë të keqe për një shtet që po shitet nga një kriminel tek kriminelët. Ju do ta pësoni kriminelë” tha ajo ndërsa përballej me grupin e policëve që po e fusnin në makinë bashkëshortin e saj.

Gazetari i Syri Tv, informon se deri tani janë 4 persona të shoqëruar ndërsa takimi i Ramës ende nuk ka përfunduar

Shtetasi Baki Goxhaj u bë i njohur pasi pak kohë më parë u ndalua nga forcat izraelite në ‘Flotiljen Sumud’ që po dërgonte ndihma drejt Gazës, si dhe tre protestues të tjerë.

Rama shoqërohet në Vlorë nga ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, dhe drejtuesi politik i PS për Qarkun Vlorë, Bledi Çuçi.

Image