22 Shkurt 2023

Të ketë një inventar për çdo familje”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë fjalës së tij.

Kryeministri Edi Rama reagoi dje pas mbledhjes së Asamblesë së PS lidhur me takimet me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.

Ky i fundit u dënua me 28 muaj burgim nga Gjykata federale e Uashingtonit  “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë.

Ndërkohë dje Rama pranoi takimet me ish-agjentin e FIB Mcgonigal si kryeministri, por mohon çdo lidhje tjetër. “McGonigal e kam takuar dhe do ta takoj sa herë të kthehem prapa sepse unë në takimet e mija jam kryeministër i Shqipërisë. Vlerësoj se në të gjitha rastet kur më kërkohet takim nga zyrtarë amerikanë, apo europianë apo vendeve aleatë janë gjithmonë gati të pres. Dua ta pranoni se tek kjo çështje ja keni fut kot”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, janë zbardhur detaje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare Partisë Socialiste, e cila po u zhvillua online. Kryeministri Rama ka shprehur pakënaqësi për organizimin e partisë, duke thënë se nuk është arritur balanca gjinore.

Ai kërkuar gjithashtu census të anëtarëve të partisë, duke iu drejtuesve politikë të qarqeve që të punojnë deri me 15 mars sikur të jenë zgjedhjet në atë datë. Rama ka kërkuar listën e parë të anëtarëve aktivë dhe jo aktivë. Ai ka kërkuar në çdo qendër të votimit të ketë katër anëtarësime të reja në familjen e partisë. Mësohet se ai ka kërkuar nga kryetarët politikë jo thjesht një raport, por edhe fotografi për të garantuar besueshmërinë e tyre. Ai iu ka thënë anëtarëve se ka anuluar çdo pjesë të axhendës si kryeministër që të marrë përsipër 12 zona zgjedhore, që vetë të japë në mënyrë të drejtpërdrejtë me shembullin se si ndiqet një punë partie. Gjithashtu, kryeministri Rama ka kërkuar një lloj testimi analize edhe për ata drejtues të njësive administrative.

“Janë konstatuar probleme në përbërjen e organizatave dhe regjistrin e partisë. Ka nevojë për të arritur me balancën gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave të Partisë. Duhet një census real i anëtarëve aktivë. Duhet të ndahet veç pjesa jo aktive. Duam minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë.

Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik.

Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj bëjmë zgjedhje 15 mars-15 prill. Duhet ripërtëritje të çdo qelize të partisë. Barrën kryesore e kanë drejtuesit politikë edhe pse kanë ngarkesë të madhe.

Të bëhet edhe një analizë për çdo kryetar njësie organizative.

Duhet të na përfaqësojnë totalisht në këtë përpjekje. Strukturat janë aty për hallet e njerëzve.

Të ketë një inventar për çdo familje”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë fjalës së tij. Asambleja dje vjen pas asaj të 11 shkurtit, ku Rama pati valë kritikash. Si duket kryeministrit nuk i dalin numrat e votave dhe ka mobilizuar të vetët të mbledhin sa më shumë anëtarë.

Gazeta Sot