25 Mars 2024

Kryetarja e Komisionit Hetimor të dy koncesioneve në Shëndetësi, Albana Vokshi ka lexuar një deklaratë për punën e këtij komisioni, ku pjesë janë edhe thirrje për të marrë në pyetje zyrtarë të lartë, duke nisur nga kryeministri Edi Rama.

Vokshi prezantoi edhe kalendarin e  punës së hetimit, ku sugjeroi që dëshmitarët të merren në pyetje brenda datës 10 qershor.

“Sugjeroj që mbledhja e dokumentacionit të behet brenda datës 5 prill, shqyrtimi i dokumentacionit brenda datës 20 prill. Pyetje e dëshmitarëve  të bëhet brenda datës 10 qershor, analizimi i akteve  dhe dokumenteve brenda datës 25 qershor. Shqyrtimi përfundimtar dhe mbyllja e hetimit brenda datës 15 korrikut. Prezantimi brenda datës 20 korrik”, tha Albana Vokshi.

Lista e personave qe do merren ne pyetje:

1-Edi Rama

2-Ilir Beqaj

3-Ogerta Manastriliu

4-Shkëqlim Cani

5-Anila Denaj

6-Albana Kociu

7-Klodjan Rjepaj

8-Geraldina Prodani

9-Ortakët dhe administratorët e të dy koncesionarëve

10-Nisma Thurje

11-Endri Tafani

12-Pano Soko

13-Artan Koni

15-Drejtorët e Fondit të Sigurimit të detyrueshem që nga firmosja e kontratave deri në zbatimin

16-Drejtuesit e qendrave spitalore universitare dhe spitaleve që nga nisja e zbatimit të koncesionit.

17-Kryetaret dhe anëtarët e dhënies së koncesioneve

18-Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet

19-Drejtuesit e agjencisë së prokurimit publik

20-Avokatura e shtetit

21-Çdo person që ka dijeni rreth objektit të hetimit dhe që rezulton i përfshirë nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar.

Gazeta Dita