Rama: – Ju te Malit (malesive) do të ju ndihmojmë sa për të ekzistuar, për të mbajtur frymën.

31 MARS 2020

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të jepen para për qytetarët por vetëm ushqime për ata që kanë nevojë.

Gjatë telefonatave me qytetarët ai tha se “do të ndihmojmë sa për të ekzistuar, për të mbajtur frymën”.

Pjesë nga biseda

Rama: Kush i bie këtij telefoni? Alo…
Qytetari: Fatmiri jam, ti i re…

Rama: Edi jam unë, Edi Rama. Ke shkruajtur në portal për një leje për lëvizje, si është puna?
Qytetari: Po ndonjë leje për të dalë nga mali për ndonjë punë, se ngelëm brenda pa lekë e pa bukë…
Rama: O ca malesh o vëlla?! Rrini në shtëpi do ju ndihmojmë…nuk ke punë nëpër male… të përqafoj…
Qytetari: Po mirë po rrimë në shtëpi, po ndonjë lekë dore për dritat…
Rama: Lekë në dorë s’ka! Do të ndihmojmë sa për të ekzistuar, për të mbajtur frymën.