• Rama ik! Pritja e Metes ne Shkoder.

 7 mars 2020

Presidenti Ilir Meta, ka qenë i pranishëm sot në Shkodër, ku ka ndjekur derbin e Shqipërisë, Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj.

Kreu i shtetit është shfaqur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të shijuar emocionet e ndeshjes së vlefshme për kampionatin shqiptar të basketbollit, i shoqëruar edhe nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Para fillimit të takimit, Meta ka zbritur në parket duke takuar lojtarët e të dyja skuadrave si edhe stafet drejtuese, ndërsa, sikurse mudn ët dëgjihet edhe në video, në pallatin e sportit të Shkodrës janë dëgjuar thirrjet “Rama ik!”

Me një shënim në facebook, Presidenti ka postuar edhe foto nga stadiumi së bashku me Voltana Ademin, të cilës i referohet si kryebashkiakja e Shkodrës.

Gazeta Panorama