“Rama ik”, nis marshimi në Shkodër

20/06/2019

Përmes thirrjeve “Rama ik” ka nisur edhe marshimi i qytetarëve dhe militantëve të Partisë Demokratike në qytetin e Shkodrës, para fillimit të mitingut të kryeministrit.

Militantët e PD-së janë duke marshuar në pedonalen e qytetit, ndërsa qyteti i Shkodrës ndodhet në shtet-rrethim për takimin e sotëm, ku qindra forca policie janë vendosur në terren duke bllokuar çdo rrugicë që të lidh me pjesët e tjera të qytetit, ndërsa snajperat ndodhen në tarraca duke monitoruar çdo lëvizje të qytetarëve.

Pjesë e marshimit është edhe kryebashkiakja e Shkdrës Voltana Ademi e cila është shprehur se: “Ne duhet të protestojmë që kriminaliteti të mos vijë në Shkodër”, ndërsa bëhet me dije se për mitingun e sotëm të PS-së nuk është dhënë leje.

Nga Dosja Al.