“Ministri që kanabizoi Shqipërinë dënohet me shërbim prove, Salianji që e denoncoi me burg”/ Çfarë tha Basha në mbledhje me ish-grupin

19 dhjetor 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë mbledhjes me ish-grupin parlamentar tha se ministri i Brendshëm të mbushi me kanabis Shqipërinë dënohet me shërbim prove, ndërsa Ervin Salianji që e denoncoi dënohet me burgim.

“Ervin Salianji mori dënim politik, sepse denoncoi përfshirjen në trafik droge të ministrit të Brendshëm. Dënimi i Salianjit tregon se si po e përdor Rama drejtësinë. Tahiri, që kanabizoi Shqipërinë me Ramën, dënohet me punë në shërbim te komunitetit, Salianji që denoncoi trafikun e drogës, dënohet me burg”, mësohet të ketë thënë Basha.

Sipas tij, “qëllimi i Edi Ramës është mbyllja e gojës se opozitës për faktin e vetëm se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e këtij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive”.

Ai u ndal edhe tek ligji i miratuar për mediat, duke nënvizuar se synimi është që t’u bëhet presion që të mos publikohen abuzimet dhe korrupsioni.

“Gjendja ekonomike dhe kriza politike është renduar pas dështimit te qeverise për të menaxhuar pasojat e tërmetit dhe përpjekja kriminale për të mbyllur gojën mediave. Rama kërkon t’u mbylle gojën mediave, duke i bere presion kujtdo që hedh dritë mbi abuzimin dhe korrupsionin. Edi Rama zgjati gjendjen e emergjencës jo për t’u ardhur ne ndihme qytetareve, por për të justifikuar mungesën e vullnetit te tij për të plotësuar kushtet e vendosura nga Bundestagu, pa te cilat Shqipëria nuk avancon dot në rrugën e integrimit”, u shpreh ai.

Gazeta Panorama