25 Janar 2026

Ka vetëm një Kryeministër në Europë që e quan korrupsionin si normalitet dhe e shpall veten të pahetueshëm. Ai është Edi Rama.

Vetëm një kryeministër në Europë mburret sot se shijon verë 33 mijë euro shishja.

Vetëm në Shqipëri, askund tjetër në Europë, është një kryeministër që ka emëruar koordinator për bandat. Kudo lufta ndaj krimit është prioritet, ndërkohë Edi Rama dekreton dikë për menaxhimin e interesave të tyre.

Teksa bllokon drejtësinë dhe mbron aferat e tij, ai në fillim dhunon, helmon e arreston, e të nesërmen fyen çdo qytetar që proteston kundër krimit dhe korrupsionit, kundër hajdutërisë së tij të pashembullt askund në Europë.

Edi Rama ka ngritur një sistem patronazhimi, rekrutimi dhe blerje kudo dhe mendon se kështu bëjnë të gjithë.

Ai shpreson se duke e mohuar dhe injoruar, do ta zbehë revoltën që ekziston tek shumica absolute e qytetarëve.

Por, një gjë është e sigurtë.

Ai ende nuk e ka parë shpërthimin e pakënaqësisë, të mllefit popullor që vetë ka mbjellë. Ajo ditë nuk është larg.

Dhe si çdo autokrat i korruptuar, do të marrë atë që meriton.

Ky eshte reagim i deputetit të Belind Këlliçi