6 Nentor 2023

“…Për numër popullsie kemi rreth 3 mijë persona dhe si fluks mund  të arrijë 36 mijë persona në muaj”.

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në Itali ku po mbajti një konferencë për shtyp së bashku me homologen e tij italiane Girogia Meloni për të folur rreth marrëveshjes për refugjatët.

Rama tha se Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja për situatën e vështirë ku ndodhet Italia në këto momente, por mund të japë një ndihmë, pasi të futesh në Itali sipas tij, për shkak të gjeografisë së saj, emigrantët e paligjshëm e kanë shumë të lehtë të lëvizin në çdo vend të BE-së

“Shqipëria nuk është një vend i BE, por është shtet europian. Ne jemi në Europë, jemi një shtet europian dhe na mungon U-ja përpara, por kjo nuk na pengon për të parë v\botën si europian. Ne nuk do e bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së, sepse ka një diferencë të madhe, mes asaj që lidh Shqipërinë me Italinë dhe italianët me shqiptarët. Sikurse kam thënë në raste të tjera, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet.

Ne na takon të përgjigjemi gjithmonë në raste kur mund të japim një ndihmesë, në këtë rast ne mund të japim një ndihmesë shumë të vogël për Italinë. Ne nuk e kemi forcën dhe kapacitetin për të qenë zgjidhja, por kemi obligimin për të dhënë një ndihmë. Ky bashkëpunim është një diskutim i gjatë për të bërë mirë. Nuk është një rrugëdalje, por besojmë në këtë. Shqipëria ka një histori të mikpritjes, është i vetmi vend i cili strehoi më shumë hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, në Shqipëri pas luftës së dytë, italianët gjetën mbrojtje te shqiptarët dhe nuk u lanë në mëshirën e fatit.

Në fund të konferencës dy kryeministrat firmosën marrëveshjen për emigrantët.

Në saj të kësaj marrëveshje, Shqipëria do të japë ndihëm e saj duke dhënë disa zona të saj për të pritur refugjatët. Giorgia Meloni tha para se të firmosnin marrëveshjen, se Italia do të jepte kontribute financiare për të realizuar këtë marrëveshje.

Italia do të veprojë sipas pjesës së saj në anën ekonomike duke kontribuar financiarisht. Refugjatët ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen mes atyre që kanë të drejtë dhe jo. Për numër popullsie kemi rreth 3 mijë persona dhe si fluks mund  të arrijë 36 mijë persona në muaj. Marrëveshja nuk përfshin të miturit. Juridiksionit i këtyre qendrave do të jetë italian. Në portin e Shëngjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening, pastaj do ketë një strukturë tjetër. Pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e kontrollimit. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme”, tha Meloni.

Gazeta Sot