Qeveria po përgatitet të ligjërojë kanabisin mjekësor

3 prill  2020

Qeveria po përgatitet të ligjërojë përdorimin e hashashit mjekësor.

“Jemi gati për të legalizuar kanabisin mjekësorë”, tha Kryeministri i ftuar tek emisioni Zonë e Lirë.

Kanabisi mjekësor jepet me recetë nga mjekët si ilaç për sëmundje të ndryshme si dhimbjet kronike, veçanërisht tek të sëmurët me kancer.

Përdorimi i tij lejohet në shumë vende të botës, por FDA, administrata e ilaçeve ende nuk e ka miratuar përdorimin e kanabisit për arsye shëndetësore.

e.k. / dita