6 Mars 2024

Nga viti në vit Shqipëria numëron një popullsi gjithmonë në rënie. Faktorë kryesor mbeten rënia e numri të lindjeve dhe emigracioni.

Të dhënat demografike të hartuara nga Instituti I statistikave na vë në dukje se rënie më të madhe po pësojnë burrat.

Në 1 janar të 2018, në totalin e popullsisë shqiptare mbizotëronin meshkujt me 1.438.609 djem e burra, përkundrejt 1.431.715 vajza dhe gra.

Por 5 vite më vonë ky raport ndryshoi.

Burrat u pakësuan me 5% ndërsa gratë me 2,6%, duke bërë kështu që në 1 janar të 2023, në popullsisë shqiptare të mbizotërojnë gratë dhe vajzat.

Vendi ynë ka një raport gjinor në lindje që favorizon meshkujt ku mesatarisht çdo vit lindin 105 djem për 100 vajza, por emigracioni më i lartë te meshkujt dhe jetëgjatësia më ulët se e femrave po i pakëson burrat

Bazuar në të dhënat e INSTAT shohim se rënien më të madhe të popullsisë së meshkujve nga 2018 më 2023 e ka Qarku i Gjirokastrës me 18% nga 5% që është mesatarja kombëtare, ndërsa i dyti renditet Berati me rënie 15%.

Në qarqe popullata e meshkujve është në rënie më të fortë për shkak të emigrimit të brendshëm dhe të jashtëm.

Ende ka një tendencë për zhvendosje nga qarqet drejt Tiranës, ndërkohë që largimi jashtë vendit ka vijuar me ritme të larta vitet e fundit.

Shumica e qarqeve të vendit 9 prej 12 gjithsej janë duke vuajtur rënien e popullsisë edhe nga emigrimi i brendshëm, përveç ikjes jashtë vendit dhe tkurrjes së lindjeve.