Putin lëshon një kërcënim të tmerrshëm për luftë bërthamore në Evropë, nëse Ukraina i bashkohet NATO-s

8 SHKURT 2022

Vladimir Putin dha një paralajmërim drithërues për luftë bërthamore nëse Ukraina bashkohet me NATO-n dhe kërkon të rimarrë kontrollin e Krimesë.

Rusia mbetet në një përplasje diplomatike me Perëndimin, pasi grumbulloi më shumë se 100,000 ushtarë në kufirin ukrainas, ndërsa rriti stërvitjet ushtarake.

Mediat britanike i kanw bwrw bujw njw deklarate tw presidentit rus, i cili paralajmwron pwr pasoja nwse Ukraina bwhet si anwtare e NATO-s. Kremlini vazhdon të mohojë çdo plan për të nisur një pushtim, në vend të kësaj duke drejtuar gishtin nga NATO për zgjerimin e saj më në lindje përmes Evropës. Por udhëheqësit perëndimorë, përfshirë Boris Johnson, kanë thënë se Ukraina ka çdo të drejtë të krijojë aleancat e veta pa ndërhyrjen e Moskës.

Pamjet e reja duket se tregojnë vendosjen e raketave hipersonike të reja të “pandalshme” Kinzhal me aftësi bërthamore Kaliningrad – një enklavë ruse në kufi me Poloninë dhe Lituaninë.

“A e kuptoni apo jo, se nëse Ukraina bashkohet me NATO-n dhe përpiqet të rikthejë Krimenë me mjete ushtarake, vendet evropiane do të tërhiqen automatikisht në një konflikt lufte me Rusinë?”

Putin pranoi se fuqia ushtarake e Moskës është ‘e pakrahasueshme’ me atë të NATO-s, por paralajmëroi se vendi i tij është ende ‘një nga shtetet kryesore bërthamore’.

“Nuk do të ketë fitues dhe ju do të tërhiqeni në këtë konflikt kundër vullnetit tuaj”, shtoi ai.

“Nuk do të keni kohë as të mbyllni sytë kur të zbatoni nenin 5 (mbrojtjen kolektive e anëtarëve të NATO-s).

Ndërsa Putin pretendoi se bisedimet e tij në Moskë me presidentin francez Emmanuel Macron ishin konstruktive, ai përdori një konferencë të përbashkët shtypi për të paralajmëruar për konflikt bërthamor nëse Ukraina përqafohet nga NATO.

“Zoti President (Macron), natyrisht, nuk e dëshiron këtë, dhe unë nuk e dua atë, prandaj ai është këtu, duke më torturuar për gjashtë orë rresht”.

Ai tha: “Dua ta theksoj edhe një herë. E kam thënë, por do të dëshiroja shumë që më në fund të më dëgjoni dhe t’ia jepni audiencës tuaj në shtyp, TV dhe në internet.

Gazeta Shqip