EKSKLUZIVE: – Zv/presidenti i IFATCA: – Qeveria dështoi me “Albcontrol”, hakmerret ndaj grevistëve, fatura “Becchetti” prek buxhetin

Nga Besmira Pelushaj

8 Shkurt 2022

“Greva” e kontrollorëve të “Albcontrol”, në prill të 2021 që shkaktoi pezullimin e punës në Aeroportin “Nënë Tereza” erdhi për shkak të dështimit të qeverisë me Albcontrol. Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Besmira Pelushaj, Frederic Deleau Zv/president i IFATCA për Evropën, hedh dritë mbi grevën e punonjësve të “Albcontrol” dhe shpreh shqetësimin për impaktin që krijoi në rrjetin evropian.

“Greva” e kontrollorëve të “Albcontrol”, në prill të 2021 që shkaktoi pezullimin e punës në Aeroportin “Nënë Tereza” duke ndërprerë edhe fluturimet erdhi për shkak të dështimit dialogut mes “Albcontrol” dhe qeverisë shqiptare.

Kështu u shpreh në një intervistë ekskluzive për gazetaren Besmira Pelushaj, Frederic Deleau Zv/president i IFATCA për Evropën.

“Nuk ishte kurrë një grevë, dhe në mënyrë që të garantohej siguria e shërbimit, duhet kuptuar tensioni dhe stresi qe përjetojnë kontrolluesit. Dhe sigurisht kur gjendesh në të tilla kushte ekstreme, duke mos ofruar garanci për shërbimin, një mënyrë është shmangia e rrenjeve te problemit. Keqinterpretimi politik i situatës sjell pasiguri në nivelin kombëtar. Dhe serish insistoj që një dialogu i qarte midis menaxhimit dhe kontrollorëve, do të kishte shmangur ngërçin.”

Deleau argumentoi se ajo që ndodhi specifikisht ishte shpallja e “paaftësisë së përkohshme” nga punonjësit, që përcaktohet edhe në manualin e punës:

“Por kur kontrollorët shpallin paaftësinë e përkohshme, do të thotë që ata nuk mund të garantojnë këtë pjesë të marrëveshjes, dhe pakti është që të sigurohet sistemi. Nuk është asnjëherë, në interesin e asnjërës prej palëve ta keqpërdorë këtë, pra për të qenë i drejtpërdrejtë, nuk ka pasur kurrë një qëllim nga kontrollorët për të cenuar sigurinë kombëtare.”

Deleau në RTV Ora: Fatura e “Becchettit” do të ndikojë te buxheti i Albcontrol, të mos paguhet nga punonjësit

Deleau Ekskluzive për RTV Ora: Nuk kishte grevë të kontrollorëve të trafikut ajror, duhet të kishte dialog

Zv. presidenti i Federatës së kontrollorëve e konsideroi hakmarrje personale mosrikthimin e tyre në punë pas shpalljes të pafajshëm nga gjykata.

“Vendimi i gjykatës është i qartë, ata janë të pafajshëm. Pra pyetja që ngrihet është, perse kur ata janë të pafajshëm, dhe të deklaruar të pafajshëm nga gjykata, kjo edhe pas apelimit të prokurorëve, nuk janë rikthyer sërish në vendet e punës? Dhe kjo është një gjë që nuk ndodh në asnjë vend tjetër.”

Deleau komentoi edhe vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në çështjen Becchetti. Ai u shpreh se vendimi për te bllokuar këto para ka impakt në buxhetin e “Albcontrol-it”, por është detyrim I qeverisë të kujdeset për buxhetin e kompanisë.

Zv/president i IFATCA për Evropën përcolli edhe një mesazh për autoritetet në Shqipëri:

“Nuk mundet qe një hakmarrje personale, te ketë impakt në rrjetin evropian, ku rregullat dhe rregulloret nuk janë respektuar. Qeveria, “Albcontrol”, të gjithë duhet të respektojnë rregullat e nevojshme qe garantojnë sigurinë e trafikut ajror.”

Tv Oranews