1 Shtator 2026

Sot fjala “gotik” mund të na sjellë në mendje katedrale mesjetare me harqe të mprehta, romane dhe filma misteriozë apo njerëz të veshur me të zeza që dëgjojnë muzikë të errët. Por kjo fjalë ka një histori shumë më të vjetër dhe krejt tjetër. Ajo lidhet me gotët, një popull gjermanik që luajti rol në rënien e Perandorisë Romake, dhe për shekuj me radhë “gotik” u përdor si një term përçmues.

Lindja e një fyerjeje gjatë Rilindje.

Gotët luajtën një rol të rëndësishëm në rënien e Perandorisë Romake, ngjarje që çoi drejt periudhës historike të njohur si Mesjeta. Gjatë Rilindjes Italiane, e cila mendohet se filloi në shekullin XIV, artistë, arkitektë, historianë dhe studiues nisën të rizbulonin dhe të nderonin trashëgiminë e Romës së Lashtë. Kjo solli gjithashtu pakënaqësi ndaj popujve që kishin kontribuar në rënien e saj.

Gotët përshkruheshin shpesh si “barbarë” që kishin shkatërruar gjithçka që ekzistonte para tyre. Këtë ide e përsëriti shumë herë historiani i artit Giorgio Vasari në përmbledhjen e tij biografike Jeta e piktorëve, skulptorëve dhe arkitektëve më të shquar, e njohur më mirë si Jetët e artistëve.

Pikërisht në këtë vepër Vasari përdori shprehjen “gotik”, duke përdorur termin dei Gotthi për t’iu referuar kësaj ideje:“Pastaj u shfaqën arkitektë të rinj, të cilët, sipas mënyrës së kombeve të tyre barbare, ngritën ndërtesa në atë stil që ne e quajmë gotik (dei Gotthi).”

Nga një term përçmues te ringjallja romantike

Image

Në vitet 1610, termi kaloi edhe në gjuhën angleze, ku “gotik” u përdor fillimisht për gjëra që lidheshin me gotët si popull. Meqë gotët ishin popull gjermanik, gjatë shekullit XVII kuptimi i fjalës u zgjerua gradualisht edhe për gjëra të tjera që lidheshin me popujt gjermanikë, edhe kur ato nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me gotët.

Nga fundi i shekullit XVIII, shkrimtarët e epokës romantike nisën ta përvetësonin sërish termin. Ngjyrimi i tij negativ u zhduk përfundimisht në mesin e shekullit XIX, kur u rrit interesi për estetikën mesjetare, në një periudhë që u njoh si “Rilindja gotike”.

Pse fjala ‘gotik’ fillimisht ishte një fyerje

Sot, “gotik” përdoret për shumë gjëra të ndryshme: nga arkitektura dhe letërsia te muzika, moda dhe kultura popullore. Kuptimet e tij janë zgjeruar shumë dhe fjala tashmë është shkëputur nga origjina e saj përçmuese. Pra, kur diçka quhet “gotike”, kjo mund të nënkuptojë shumë gjëra, por jo më një fyerje ndaj asaj që përshkruhet.