Protesta: – Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Protesta dita e 91-të, 29 Gusht 2026
30 Gusht 2026
Rezistenca qytetare vijon për të 91-in mbrëmje radhazi, ndërsa pas fjalimeve dhe mesazheve të përcjella para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin drejt sheshit Nënë Tereza.
Pjesëmarrësit e shumtë në protestë kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilën e konsiderojnë të panegociueshme. Me pankarta, thirrje dhe slogane kundër qeverisë, qytetarët janë zhvendosur nga sheshi përpara Kryeministrisë drejt rrugëve të kryeqytetit.
Gjatë fjalimeve, protestuesit kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe se vijimi i protestave për 91 ditë është dëshmi, sipas tyre, e vendosmërisë për të kërkuar ndryshim politik.
