Protesta në mbarë vendin, sot pasdite bllokohen disa akse rrugore.

Ndërkohë që prej disa ditësh Tirana po ‘gëlon’ nga protestat, duket se qytetarët janë ngritur në protestë dhe  në qytete të tjera të Shqipërisë.

Qytetarët kanë nisur protestat me karakter ekonomik, shumë prej tyre janë familjarë që kanë një biznes të vogël, të rrezikuar nga falimentimi për shkak të taksave të larta.

Protesta ka nisur sërish në qytetin e Shkodrës, ku dhjetra qyetarë po protestojnë në mbështetje të studentëve, për çmimin e naftës si dhe për dëmshpërblimin e nga përmbytjet vitin e kaluar. Protestuesit kanë vendosur që bllokojnë rrugën hyrëse të qyetetit.

Bëhet e ditur se është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të shkozetit, për shkak të një protestë të organizuar nga qytetarët.

Në Berat po ashtu qytetaret kanë nisur protesten e tyre në mbeshtje të studentëve. Rreth orës 16:00 qytetarët të mbeshterur nga opozita lokale kanë nisur të protestojnë. Me pankarta “Mjaft premtime boshe”, “Stop rritjes së cmimit të naftës”, “Jo taksa te larta” qytetaret po pretestojnë. Ata janë vendosur mes dy lagjeve muzeale Mangalem dhe Gorice, ne vendin e quajtur Ura e Varur dhe kane bllokuar  rrugen.