Priten zhvillime të bujshme! Arian Çani paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: – Basha do të largohet! Çfarë e pret Berishën…?

16 SHTATOR 2021

Gazetari Arian Çani u shpreh se presioni i ish-kryeminisitrit Sali Berisha mund të bëhet aq i fortë sa kryedemokrati Lulzim Basha të tërhiqet.

Çani tha se do të ketë zhvillime të bujshme.

“Tani është pak herët për të bërë parashikime sepse duhet parë e gjithë kjo që po ndodh në raport me kampin tjetër. Mendoj se ajo që ndodh nga pushteti pritet të ndodhë në opozitë. Duket se drejt përçarjes po shkohet por një nga palët do të mbetet në fund.

Nuk është çudi që presioni i Berishës të jetë aq i fortë sa Basha të tërhiqet. Skenari i dytë është a janë ngopur amerikanët me Berishën apo do vazhdojnë akoma? Apo do ti ndërsejnë SPAK-un dhe ti thonë doktor je nën hetim. Me amerikanët kundër provat edhe po të mos jetë mund të sajohen. Kjo ndodh edhe në vende edhe më të zhvilluara. E vetmja e panjohur për mua është deri ku do të vazhdojnë amerikanët kundër doktorit. Them që do të kemi zhvillime, zhvillimet e bujshme kanë ndodhur gjithmonë në këto tetë vite kur Rama nuk ka qenë aty”, tha Çani për MCN Tv.

Gazeta Sot