“Presidenti është provokuar nga maxhoranca”, Arta Dade del në krah të Metës, befason me deklaratën e saj: Nuk besoja se do kishte….

5 MARS 2020

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade komentoi mbrëmjen e djeshme edhe tubimin e 2 marsit të Presidentit Meta.,

E ftuar në emisionin ‘Arena’, Dade u shpreh se Presidenti është provokuar në kryerjen e detyrës së tij nga mazhoranca.

“Unë mendoj që Presidenti, përtej emrit, është provokuar në kryerjen e detyrës së tij qoftë dhe si garant i Kushtetutës. Duke dëgjuar me vëmendje edhe debatet që bëhen për këtë gjë, unë nuk kam dëgjuar asnjë ekspertë të jurisprudencës të justifikojë maxhorancën. Përsa i përket lëvizjes së Presidentit, përgjigja iu dha nga pjesëmarrja. Unë nuk e besoja se do kishte aq shumë njerëz.”, u shpreh Dade.

Gazeta Sot