Nga Jahja Drancolli.

Portret i rrallë i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nga fillimet e shek. XIX.
Portreti në fjalë pothuajse fare i panjohur për historiografinë tonë është një riprodhim i zbuluar në biografinë e parë të shkruar në sërbishtën e vjetër, e cila i kushtohet heroit tonë kombëtar.

Tërheqë vëmendjen, sidomos titulli mbret dhe origjina arbërore e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, origjinë kjo që nuk është kontestuar asnjëherë nga qarqet intelektuale serbe të asaj kohe. Në këtë kontekst duhet vënë re se, përpjekjet për serbizimin e Heroit nisën të zëjnë fill sidomos nga Garashanin (1844) dhe pasuesit e tij të shkollës antropologjike, të cilët përpiqeshin për ta fikur çdo dritë jo vetëm nga historia e jonë e lavdishme. Libri është botuar në Pesch të Hungarisë më 1828!