Politika në zi: – COVID-19 i merr jetën ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit Colin Powell

18 TETOR 2021

Ndahet nga ish-Sekretari i Shtetit në SHBA, Colin Powell. Ai ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Powell ishte Sekretari i parë i Shtetit me ngjyrë, dhe një udhëheqës ushtarak i dalluar në administratën republikane që ndikoi në formësimin e politikës së jashtme amerikane në vitet e fundit të shekullit të 20-të dhe vitet e para të shekullit 21.

Colin Powell

CNN raporton se Powell ndërroi jetë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

Ai mbështeti nënshkrimin e një marrëveshjeje në atë kohë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë për integrimin në NATO, e njohur edhe si Karta e Adriatikut që i hapi rrugën integrimit të vendit tonë në Aleancën e Atlantikut Verior.