Ish-deputeti i njohur paralajmëron: – Ky është shans i fundit për rrëzimin e Ramës! Ja si do të largohet nga pushteti së shpejti

17 TETOR 2021

Ish-deputeti, Lefter Maliqi, shprehet se opozita ka nevojë për hapje, dhe bashkim për të luftuar ndaj së keqes që sipas tij ka zaptuar tashmë institucionet.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Maliqi thotë se në asnjë vend demokratik nuk ndodh që opozita të mos ketë përfaqësi në institucione qendrore dhe lokale, teksa shton se institucionet tashmë janë të kapura nga Rilindja.

Postimi i plotë.

Tradhëti apo thikë pas shpine opozitës?? E pa imagjinueshme nuk ndodh ne asnje vend demokratik. Ne Shqiperi opozita per 3 vite pa përfaqësim në institucionet qëndrore dhe lokale, pa perfaqesi ne keshillat lokal, pa asnje keshilltar dhe bashki. Cdo institucion i kapur apo i dhuruar Rilindjes? Koha per zgjim, mobilizim, organizim,r eagim ne mbrojtje te demokracise,te ardhmes Europiane. Opozita ka nevoje per hapje, ringritje ,bashkim, shprese, besim, optimizem per fitore ndaj te keqes qe ka zaptuar institucionet, ka varferuar,shpopulluar e kriminalizuar vendin.

Bashkimi i Opozites, hapja,ringritja,domosdoshmeri jetike per te ardhmen e vendit. Foltorja shanc i fundit per lidership bashkues, frymezues te opozites per ta cuar vendin drejt fitores, me pune te palodhur ne baze me protesta te qendrueshme deri ne rrezimin e Oligarkise, krimit, korrupsionit dhe ne rivendosjen e pluralizmit politik, kthimin e demokracise dhe balancimit. te pushteteve.

Gazeta Sot