Policia nis arrestimet, ndalohen dy studentët. – Dy të shoqëruarit janë të rinjtë që varën çarçafin e madh tek Universiteti Politeknik.

17:41 – 07.

Nga: Gazeta Shqiptare

Dy studentë të cilët protestuan para Kryeministrisë janë ndaluar nga policia e Tiranës. Studentët Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta janë shoqëruar për në rajonin Nr.1 të policisë.

Dy të shoqëruarit janë të rinjtë që varën çarçafin e madh tek Universiteti Politeknik.  Të rinjtë mendohet se kanë bllokuar dyert e universitetit dhe më pas kanë shpalosur banderolën gjigande. Edhe studentët e tjerë protestues po shkojnë të komisariati nr 1.

Gjatë paradites së sotme, studentët nga shumë universitete vijuan protestën e paralajmëruar vitin e kaluar. Ata kërkojnë zbatimin e 8 pikave nga qeveria, ndërsa sot kërkuan shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë.