“Po të jetë e vërtetë është skandaloze”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat e rënda: Ky problem monitorohet nga Guardia di Finanzia!

3 SHKURT 2020

Për ish-kreun e SHISH, nëse raportimi i Rai 3 është i vërtetë është fakt skandaloz.

Ai u shpreh nga studioja e “360gradë” se kjo do të thotë se jemi kthyer aty ku ishin.

“Nëse është 12 herë më shumë se vitin e kaluar, është jashtëzakonisht shumë. Jemi kthyer atje ku ishim. Rai 3 ka burimet e veta, unë e di që ky problem monitorohet nga Guardia di Finanzia dhe nga avionë të policisë italiane, se atje përfundon droga. Ata janë më të interesuar se ne dhe po e mbajnë nën kontroll. Unë dëgjova se ata e përgënjeshtruan këtë lajm. Nuk e di cila është e vërteta. Po të jetë e vërtetë është skandaloze.”, u shpreh Klosi.

Gazeta Sot