“Po shihemi si barrierë”, Ditmir Bushati paralajmëron zhvillime të reja për Shqipërinë

9 SHKURT 2020

Pak ditë pas prezantimit të metodologjisë së re, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një intervistë për mediat greke shprehet kritik ndaj qëndrimit të Bashkimit Evropian kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, debati i zgjerimit shihet më shumë si një barrë nga vendet e unionit se sa si një përgjegjësi historike.

Bushati nënvizon se metodologjia e re nuk ja lehtëson punë në vendeve si Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut, përkundrazi procesi do të jetë më kërkues.

“Është vetë roli se si BE dëshiron të jetë në 5-10-15 vjetët e ardhshme në arenën ndërkombëtare në kushtet kur po zhvillohet një konkurrencë edhe gjeoteknologjike tanimë. Debatet me 5G, debatet për ndryshimet klimaterike dhe revolucionin teknologjik. Duket që Ballkani Perëndimor nuk është një çështje shumë prioritare për vendet e BE-së dhe kjo është edhe arsyeja që për fat te keq BP shpesh shihet si një barrë për vendet e BE-së sesa si një përgjegjësi historike që i ka fillesat e saj me rënien e murit të Berlinit. Në ketë kontekst metodologjia e re e prezantuar nga BE është një përpjekje për të zbutur disi qëndrimet e vendeve qe kanë kërkuar reformimin e këtij procesi. Natyrisht, procesi do të bëhet më kërkues, më politik dhe me mundësi më të mëdha për vendet anëtare për ta pezulluar në momentin që këto vende besojnë që vendi qe dëshiron të bëhet anëtar nuk po ecën siç duhet me reformat”, tha Bushati.

Gazeta Sot