Po përballet me valën e dytë të shpërthimit të koronavirusit, mbi 1 mijë të infektuar në ditë. Ja çfarë po ndodh në Singapor

Apr 21 prill 2020

Singapori ka raportuar 1,111 raste të tjera të konfirmuara me koronavirus sot, në ditën e dytë me radhë që janë shënuar më shumë se një mijë infeksione të reja.

Edhe pse shifrat e fundit janë disa qindra më pak se e hëna, kur u raportuan 1,426 të infektuar, raportimet e fundit ngrenë frikën se kontrollet e rrepta të vendit për të frenuar përhapjen e virusit janë gjithnjë e më joefektive, shkruan The Guardian.

Nga totali sot, 1,050 raste ishin ndër punëtorët migrantë të strehuar në konviktin që Singapori mbështetet për të siguruar shërbimet thelbësore të qytetit, tha ministria e shëndetësisë në daljen e saj të përditshme për statistikat.

Ministria shtoi se rritja e madhe e rasteve ishte vetëm për shkak të një testimi të gjerë.

Shumica e këtyre rasteve kanë shfaqur shenja të buta të sëmundjes dhe po monitorohen në ambientet e izolimit të komunitetit ose repartin e përgjithshëm spitalor. Asnjë prej tyre nuk është në njësinë e kujdesit intensiv‘, tha ministria.

Në total, Singapori ka regjistruar 9,125 raste të koronavirusit, dhe 11 vdekje.

Më pak se një muaj më parë, Singapori cilësohej si një nga vendet që kishte dhënë përgjigjen e duhur ndaj koronavirusit. por sot po përballet me një valë të dytë të shpërthimit të virusit.