23 Maji 2025

Mes emocioneve dhe muzikës, mes shumë përmetarëve, miqve, të ftuarve, turistëve kureshtarë dhe me praninë e pesë fëmijëve të Laver Bariut, mbrëmjen e djeshme në Përmet u organizua ceremonia zyrtare e përurimit të skulpturës së artistit të pavdekshëm, mjeshtrit të klarinetës.

Autor i vepres eshte Alem Toska

Prania e pesë fëmijëve të Laver Bariut në këtë ceremoni ishte një emnocion më vete për të pranishmit ku këta të fundit u kanë shprehur mirënjohje të thellë për këtë trashëgimi që i kanë dhuruar Përmetit dhe Shqipërisë.

Ceremonia e nisur nga qendra e Përmetit, ka qenë e kuruar në çdo detaj edhe nga valltaret e reja e sazet e qytetit nga ku do mbetet në memorien kolektive të respektimit që u bëhet artistëve të pavdekshëm përmetarë me përmasa jo vetëm lokale, por edhe kombëtare e ndërkombëtare. Autor i Vepres eshte

Skulptori që derdhi në bronx Laverin, mes emocionesh shprehet se ideja ka qenë fantastike ndërkohë që teksa e punonte objektin, dëgjonte në sfond kabatë e Laverit si një frymëzim për ta shndërruar atë në një vepër të prekshme.

Përurimi i shtatores së Laver Bariut, çeli zyrtarisht Edicionin I të Vjosa Art Fest duke na kujtuar se arti i vërtetë jeton përgjithmonë në zemrat e njerëzve.