Peru, zbulohet skulptura parahispanike në kalanë e qerpiçit

Peru, zbulohet skulptura parahispanike në kalanë e qerpiçit

Arkeologët në Peru kanë gjetur një skulpturë prej druri në një qendër ceremoniale të kalasë parahispanike të Chan Chan në veri të vendit. Emri I kështjellës do të thotë “Diell i ndritshëm” në gjuhën vendase dhe bashkë me Machu Picchu-n konsiderohet një nga komplekset më tërheqëse arkeologjike në Peru.

Një ekip arkeologësh ka gjetur një skulpturë prej druri në një qendër ceremoniale të kalasë parahispanike të Chan Chan në Perunë veriore. Vjetërsia e skulpturës luhatet në një interval midis 850 dhe 1470 vjet, që korrespondon me periudhën e hershme të kulturës Chimú, sipas arkeologut Arturo Paredes.

Peru, zbulohet skulptura parahispanike në kalanë e qerpiçit

“Ne kemi gjetur një skulpturë prej druri në gjendje të përsosur që i përket kulturës Chimú në kompleksin arkeologjik Chan Chan. Zbulimi ndodhi në Huaca Takaynamo, në një arkitekturë piramidale”.

Kalaja parahispanike ndodhet në periferi të qytetit të Trujillo, rreth 500 km në veri të Limës në bregdet. Chan Chan është ndërtuar me qerpiç dhe baltë, dhe konsiderohet qyteti më i madh në Amerikë dhe në botë i ndërtuar me atë material.

“Skulptura është 50 centimetra e lartë dhe 16 e gjerë dhe përfaqëson një bartës të mbeturinave të një sundimtari Chimú, dhe është një nga skulpturat e mëparshme që kemi gjetur në zonë.”

Personazhi mban një kapele me një prerje trapezoidale në pjesën e sipërme, e cila është e zbukuruar me shtatë shirita vertikalë të alternuar ngjyrash të lehta dhe të errëta.

Zëvendësministri i Trashëgimisë Kulturore, Janie Gómez, theksoi se gjetja konfirmon vlerën e vendit.

“Shumë mirë vendi ynë mund të jetojë vetëm nga monumentet arkeologjike. Ne kemi shumëllojshmëri sitesh me karakteristika të jashtëzakonshme.”

Chan Chan, që do të thotë “Diell i ndritshëm” në gjuhën amtare, së bashku me kështjellat e Machu Picchu dhe Caral, është nga komplekset më tërheqëse arkeologjike në Peru.

Peru, zbulohet skulptura parahispanike në kalanë e qerpiçit

Në këtë qendër ceremoniale kryheshin rite si varrimi i njerëzve, ndoshta të motivuar nga kulti i hyjnive që ata nderonin.

Pergatiti Besmira Pelushaj

Nga Ora Tv