Përshkallëzohet lufta Armeni-Azerbajxhan, bombardohet kryeqyteti i Nagorno-Karabak

7 Tetor 2020

Përshkallëzohet konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat e huaja shkruajnë se në krahinën separatiste Nagorno-Karabak në Azerbajxhan, gjatë natës kryeqyteti i saj, Stepanakert, u kthye në shënjestër të një sërë bombardimesh të njëpasnjëshme.

Goditjet u bënë në intervale të rregullta dhe në qiell mund të dalloje vetëm predhat mes territ që kishte pushtuar zonën.

Ende nuk ka një bilanc humbjesh jete apo dëmesh, pasi ngjarja është në zhvillim po mesa duke kjo pritet të përshkallëzoje situatën dhe përfshirjen në konflikt edhe të palëve të tjera duke qenë se Azerbajxhani mbështetet nga Turqia ndërsa Armenia ka një pakt paqeje të firmosur me Rusinë.

Gazeta Shqip