Përkeqësohet moti, ARRSH i bën thirrjen e papritur drejtuesve të mjeteve

10 PRILL 2022

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka njoftuar se në juglindje të vendit kanë nisur reshjet e dëborës. Bëhet me dije se borë po bie në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, ndërkohë që në vendngjarje janë mjetet borëpastruese për të bërë të mundur hapjen e rrugëve.

Postimi i Plotë:

Filluan reshjet e dëborës edhe në Qafë Plloçë-Pogradec Po punohet me mjetet borëpastruese për të bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë.