Përgjigjia nga Basha dhe aleatët: – Kriza aktuale politike është më e rëndësishme se Reforma Zgjedhore.

18 shtator  2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe aleatët kanë vendosur që të refuzojnë ftesën publike të kryeministrit Edi Rama për t’u ulur në një tryezë dialogu për Reformën Zgjedhore.

Në përfundim të mbledhjes së “papritur” të zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure në selinë blu, mësohet se opozita e bashkuar ka vendosur që të ulen në dialog me mazhorancës, pas zgjidhjes së krizës.

Sipas tyre, kriza aktuale politike është më e rëndësishme se Reforma Zgjedhore.