Miroslav Lajçak

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

12 KORRIK 2020

Ka përfunduar takimi virtual mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Pjesëmarrës në këtë takim online ishin edhe përfaqësuesit e lartë europianë, Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale në lidhje me Ballkanin perëndimor Lajçak, tha pas takimit se marrëveshja mes dy vendeve u normalizua sërish pas 20 muajsh.

Përmes një deklarate për mediat, Lajçak tha se në këtë takim të sotëm u ra dakord për elementët bazë të procesit të dialogut (nuk përmenden konkretisht).

“Sapo përfunduam takimin virtual me presidentin Vuçic dhe kryeministrin Hoti. Jam shumë i gëzuar të them se pas samitit të Parisit dhe takimit të sotëm, dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë pas 20 muajsh. Pas takimit të sotëm ne ramë dakord për elementët kryesorë, bazë të procesit, dhe gjithashtu ramë dakord për axhendën e takimit të ardhshëm më 16 korrik. Dua të falenderoj të gjithë partnerët për përfshirjen e tyre konstruktive sot”, u shprej Lajçak.

Gazeta Sot