20 Shkurt 2023
Për ça protestuam sot si dukagjinas, malsor e shkodranë?
Protestuam per rrugën mungesa e së cilës u ka marrë jetën padrejtësjsht qindra personave, ka shkatërru familje dhe ekonomi vendase.
Po të kishte rrugë Dukagjini dhe akse të mirfillta rrugore që lidhin fshatrat, do na e kishte lakmi Zvicrra dhe çdo vend Evropian, për pamjet, tokat, kullat, kulturën, bujqsinë e blegtorinë.
Do lidheshin 31 fshatra me piktoreskët dhe nuk do kishte braktisje të tillë të zonës por zhvillim të ekonomive lokale dhe punësim të t’rinjve duke i frymzu më tej në rikthimin tek rrâja, hapjen e bujtinave, agroturizmave dhe fermave.
Tek rruga fillon zhvillimi! Aty mund të shihet shkalla e zhvillimit politik dhe ekonomik te nje shteti.
Kto vise kanë mirëpritun ministra e diplomatë Evropian, shkrimtarë e studiues e kanë frymzue çdo njeri që i ka shkel kamba!
Shqipnia nuk asht Tirana, nuk asht as jugu e as qyteti. Shqipnia asht tanë bashkë, veri edhe jug, mal e kodër, fshat e qytet. Pa fshatna të zhvilluem harrojeni se ka qytete të zhvillueme!
Pa rrugë s’ka ekonomi as mireqenie. “Dukagjini kërkon rrugën” nuk asht lutje, asht detyrim i çdo pushteti që të ulet e të reflektojë mirë e të shpalosë sa ma shpejt programin e denjë infrastrukturor.
Jemi në 2023 dhe të jetë e nevojshme të protestosh për rrugë në zemër t’Evropës asht turp i madh për çdo pushtet!
Dukagjini nuk toleron ma me kênë vend i tretun e as i harrum! Thrret besa e të parëve, e atyne që kte rrugë e kanë la me gjak, që mos me u ndalë deri në finalizimin e një rrugë bashkëkohore!