Shehaj: SPAK të pyesë Ramën, çfarë kërkoi Macron për parkun fotovoltaik të Karavastasë

21 Maji 2026
Emisioni investigativ Plug në Syri Televizion, publikoi të mërkurën në mbrëmje të dhëna që ngrenë dyshime të forta për një tjetër aferë korruptive ku janë përfshirë Kryeministri Edi Rama, ish-zëvendësKryeministrja Belinda Balluku, pasuesi i saj në Ministrinë e Infrastrukturës Enea Karakaçi dhe një seri zyrtarësh të tjerë. Bëhet fjalë për koncensionin e parkut fovoltatik të Karavastasë, i cili i është dhënë kompanisë Franceze Voltalia. Të dhënat e publikuara nga Plug tregojnë se shteti shqiptar, do t`i paguajë më shumë se 111 milionë euro komapnisë Voltalia për blerjen e energjisë elektrike, për një periudhë prej 17 vjetësh.
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, thotë se SPAK duhet të marrë në pyetje jo vetëm ish zv/ ministren Belinda Balluku, ministrin Karakaçi por dhe kryeministrin Rama për të zbardhur se cili ka qenë roli i presidentit Macron në ndryshimin e kushteve të kontratës që bënë që kompanisë Voltalia t’i blihet e gjithë energjia.
Sipas investigimit të PLUG nëse në fillim sipas kontratës gjysma e energjisë së prodhuar nga kompania do të blihej nga KESH me një çmim prej rreth 25 euro megavati por pas takimeve me Macron, ndodhin disa ndryshime në kontratë ku parashikohej se Voltalia jo vetëm që do ta shiste të gjithë energjinë te KESH, por kjo shitje do të bëhej me çmim fiks më të lartë se 55 euro.
“Ne mirë që ia blejmë të gjithën që është në kundërshtim me kriteret e tenderit, por më e rënda është që nuk thonë ta blejnë energjinë me çmimin e bursës por çmime fikse, për të arritur tek çmimi mesatar që publikon ERE në 2024 dhe më pas zhduket. Tabelat e ERE-s për 2025 nuk jepet sa është çmimi. Bilancet kompania nuk publikon më. Në momentin që ti hulumton arrin të gjesh informacione dhe është mëse e qartë e gjithë kjo histori që u pa në PLUG. Pra kur ti shikoje nga bilancet që kishin publikuar shikoje kontratë 150 euro, që nuk është çmimi i tregut, kur vetë ministrja thotë ne mesatarisht në 3 vitet e fundit e kemi blerë me 55 euro. Pra për ta arritur që ai të mbulonte çmimin shumë të ulët që dha dhe për shumë arsye SPAK do duhet të pyesë pse e kanë bërë. SPAK duhet të pyesë Ramën: Ore çfarë kërkoi Macron këtu?
Kontrata është firmosur nga Belinda Balluku, zoti Karakaçi dhe zoti Verdho. Në pyetje SPAK duhet të marrë dhe zotin Edvin për Macronin. Duhet pyetur Rama sepse pas takimeve të Ramës ndryshojnë kushtet, ndryshon kontrata, i blihet gjithë energjia. I blihet me çmim fiks që nuk është normale. Është pjesa e kostove të sistemit të balancimit. Janë shumë gjëra që SPAK duhet ti marrë. Por jo vetëm SPAK dhe opozita të ketë sy e veshë”
Shehaj i bën thirrje opozitës të ketë në vëmendje edhe kontrata të tjera.
“Këta po nisin disa procedura që unë e ftoj opozitën të ketë vëmendje tek kontratat që do të lidhen për krijimin e baterive që të depozitohet energjia që të mos ikën. Këta që janë aktualët përfshirë dhe Voltalia.”
