Ferdinand Dervishi

22 Maji 2026

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt. Sipas gazetarit ka një sabotim të mirëorganizuar që ngjarja të mbetet në errësirë.

Gazetari ka deklaruar se në rrëmbimin e Ervis Martinajt nuk kanë marrë pjesë një apo 2 persona por mund të kenë qenë 100 apo 200 persona.

Sipas tij, Ervis Martinaj është viktimë e jo vetëm një grupi të organizuar por e disa grupeve që përbënin në atë kohë forcën më të madhe të krimit të organizuar në Shqipëri.

I ftuar në një studio televizive, gazetari tha se personat që kanë bërë gjithë atë organizim me bandën e Fushë Krujës për rrëmbimin e Ervis Martinajt kanë qenë me veshje policie dhe kanë qenë aq të organizuar sa atë ditë mund të pushtonin parlamentin e Shqipërisë.

“Duket sikur ka një sabotim të mirëorganizuar që ajo ngjarje të mbetet në errësirë. Nuk është ngjarje që mund të fshihet. Personat që janë marrë me rrëmbimin e tij nuk janë 1 apo 2 mund të jenë 100 apo 200.

Është një ngjarje shumë e madhe për tu fshehur. Policia shkoi me vonesë për të bërë hetimin për këtë ngjarje.

Kjo nuk është një çështje që ta marri një prokurori atje matanë se Vis Martinajn e di gjithkush që nuk e shtypi makina por është viktimë e jo vetëm një grupi të organizuar por e disa grupeve që përbënin në atë kohë forcën më të madhe të krimit të organizuar në Shqipëri. Personat që kanë bërë gjithë atë organizim me bandën e Fushë Krujës kanë qenë me veshje policie.

Kanë qenë aq të organizuar sa atë ditë mund të vinin të pushtonin parlamentin e Shqipërisë. A mund të mbulohet dikur do plasë. Në periudhën ku është zhdukur Vis Martinaj ka qenë një aplikacion ku flisnin është thyer dhe ai. Nëse do gjenden tabulatet, SPAK ka marrë dicka nga këto përgjime atëherë mund të ecet përpara, gjithmonë nëse do ketë dëshirë për ta zbardhur”, tha gazetari Ferdinand Dervishi.