Pasojat e gazit, protestuesit largohen me ambulancë nga sheshi, policia krijon gardhin para Kuvendit

26 Janar 2026
Menjëherë sapo mbaroi fjala e Sali Berishës, protestuesit hodhën bomba molotov drejt kryeministrisë, në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama.
“Ora News” ka siguruar pamjet edhe të momentit kur një protestues i ndje keq nga gazi i përdorur nga policia dhe është dashur ambulanca për largimin e tij.
Pas kësaj, protestuesit u nisën drejt godinës së Kuvendit.
Ndërkaq, policia është rreshtuar në hyrjen para Parlamentit teksa pritet që nga momenti në moment të afrohen protestuesit.
Nga OraNews
