Paskal Milo: – Socialistët janë dele, vihen në rresht dhe votojnë. –

May 21, 2019 23:40

Kreu i PDS-së Paskal Milo thotë se socialistët në Shqipëri janë votues dele.

Pavarësisht se drejtuesi i emisionit “Provokacja” Mustafa Nano ndërhyn dhe i thotë që të gjithë votuesit janë dele në Shqipëri, Milo këmbëngul që socialistët në mënyrë të veçantë.

Pjesë nga biseda:

Paskal Milo: Bile ai është dëmtuar për mendimin tim. Tjetër se socialistët janë dele, vihen në rresht dhe shkojnë votojnë.

Mustafa Nano: Frazë e fortë kjo që socialistët janë dele.

Paskal Milo: Po! Dele janë!

Mustafa Nano: Gjithë votuesit në përgjithësi janë dele në Shqipëri.

Paskal Milo:  Jo, jo! Në mënyrë të veçantë ata kanë dëshmuar që janë dele!

Gazeta Dita.