Pashkët Ortodokse.  Papa Françesku bën sërish thirrje – Të ndalet përfundimisht lufta në Ukrainë

Pashkët Ortodokse.  Papa Françesku bën sërish thirrje: – Të ndalet përfundimisht lufta në Ukrainë

24 Prill 2022

Papa Françesku ka shfrytëzuar fundjavën e Pashkëve Ortodokse duke bërë thirrke për armëpushim të luftës në Ukrainë “që të lehtësohen vuajtjet e njerëzve të rraskapitur”.

Teksa flamuri i Ukrainës fluturoi mes besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Itali, Papa Francesku tha se luftimet që shpërthyen dy muaj më parë më 24 shkurt, duhet të marrin fund.

“ Të ndalet lufta, është përkeqësuar. Është e trishtueshme që në këto ditë më të shenjta dhe solemne për të krishterët dëgjojmë më shumë zhurmën vrastare të armëve sesa atë të kambanave që lajmërojnë ringjalljen… Rinovoj thirrjen për një armëpushim të Pashkëve, shenjën më të vogël të prekshme të gatishmërisë për paqe. Ndaloni sulmet për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur.

Gazeta Panorama