Pas Ukrainës radhën e ka Moldavia?

– Lukashenko zbulon përmes hartës planin e Putinit për pushtim.

– Çfarë i tha “diktatori i fundit i Evropës” Këshillit të Sigurisë në Bjellorusi

1 Mars 2022

Aleksandër Lukashenko ka zbuluar aksidentalisht se forcat e ushtrisë së Vladimir Putinit kanë plane për të pushtuar Moldavinë, raporton Daily Mail.

I ashtuquajtur “Diktatori i fundit i Evropës”, iu drejtua sot zyrtarëve të tij të sigurisë, teksa qëndronte përpara një harte dhe tregonte një operacion të planifikuar në fqinjin jugor të Ukrainës.

Në hartë ai detajonte linjat ruse të sulmit drejt Ukrainës, disa prej të cilave janë materializuar në ditët e para të pushtimit. Por gjithashtu tregoi edhe disa sulme që ende nuk kanë ndodhur.

Lukashenko drejton shkopin drejt qyteti Odessa dhe me pas në Moldavi, duke thene se Rusia planifikon të dërgojë trupa në fqinjin e Ukrainës.

Po ashtu, Lukashenko flet edhe për sulmet me raketa nga Bjellorusia kundër objektivave ukrainas.

Gazeta Panorama