“Bombardohet” Putin, goditja dhe nga ky shtet i madh: – Veprimet e Rusisë janë një shkelje e ligjit

27 SHKURT 2022

Japonia do të ngrijë asetet financiare të presidentit rus Vladimir Putin “dhe zyrtarëve të tjerë kyç të qeverisë” pas pushtimit rus të Ukrainës, tha kryeministri Kishida Fumio.

Kryeministri Fumio tha se veprimet e Rusisë janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar që Japonia e dënon fuqishëm, raportoi NHK të dielën.

Ai tha gjithashtu se një përgjigje e bashkuar ishte e nevojshme për të mbrojtur rendin ndërkombëtar, raportoi NHK.

Kryeministri Fumio gjithashtu “tregoi se Japonia do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane në bllokimin e bankave të zgjedhura ruse nga rrjeti ndërkombëtar i pagesave SËIFT”, tha NHK.

Kryeministri tha gjithashtu se Japonia do të sigurojë një ndihmë humanitare shtesë prej 100 milionë dollarësh për popullin e Ukrainës, përveç një premtimi paraprak që arrin në “rreth 100 milionë dollarë”, raportoi NHK.