PAS SULMEVE NË IRAK, TRUMP PRITET T’I DREJTOHET SONTE BOTËS

INSAJDERI

Ndërsa Presidenti Donald Trump po bisedon me këshilltarët e tij të lartë sonte në Shtëpinë e Bardhë, ndihmësit po bëjnë përgatitje urgjente në këtë orë që ai t’i drejtohet kombit amerikan pasi Irani gjuajti me raketa forcat amerikane në Irak.

CNN nuk raporton për kohën specifike se kur do të ndodh kjo, por zyrtarët e lartë, i kanë treguar këtij mediumi se po përgatitet një fjalim dhe po bëhen plane që Trump të flasë sonte nga Zyra Oval, transmeton Insajderi.